Ëndrra e Damokleut, një ritregim bashkëkohor në variantin shqiptar, i historisë së përjetshme të Romeos dhe Zhulietës. Në sfond, ngjarjet tragjike të marsit 1997, vitit të çmendurisë kolektive të shqiptarëve. Ergysi dhe Linda, njëri student në degën e letërsisë, tjetra studente për pikturë në Akademinë e Arteve, paguajnë haraçin e rëndë të kësaj çmendurie.