
Kjo përmbledhje esesh, e përgatitur me kujdes për botim nga Klodi Leka, do t'ju njohë me një prej zërave të parë dhe më interesantë të feminizmit në Shqipëri. Të shkruara kryesisht gjatë viteve '30, në këto ese veprimtarja Plumbi analizon gjendjen e gruas shqiptare duke u nisur nga kushtet specifike të realiteti të asaj kohe, duke u distancuar nga "oksidentalizmi estetik" dhe liria sipërfaqësore, për t'u fokusuar te nevoja për ndryshime rrënjësore në kushtet e jetesës dhe ndërgjegjësimin politik. Ajo trajton me një mprehtësi të rrallë tema komplekse si edukimi i gruas, puna e papaguar shtëpiake, të drejtat politike dhe roli i arsimtares si subjekt militant për emancipimin e shoqërisë. Kjo përmbledhje jo vetëm që ndriçon trashëgiminë e një gruaje të jashtëzakonshme, por shërben edhe si një thirrje për të njohur historinë e zërit femëror në udhëkryqet historike të Shqipërisë.