
Roman Kujtime, në trajtën e maktheve dhe ëndrrave, që Maks Velo përjeton gjatë periudhës së hetimit. "Ca kube të kristaltë ndriçonin qiellin, lëviznin, uleshin, ngriheshin, bashkoheshin e shpërbëheshin. Çdo lloj u bë KUB. Dhe biruca u mbush me kube. Kube të mëdhenj, kube të vegjël. Kube të pastër, të ndriçuar nga brenda. Kube ajrorë, ujorë, kristalorë, metalikë, shkëmborë. Çdo gjë ishte kubë njerëzit ishin shndërruar në kube të lëvizshëm edhe banesat, edhe pemët, edhe ajri, edhe malet larg ishin prej kubesh. Ja, ky është kubizmi… ky."