IMITIMET ështe vellimi i dytë i serisë Dritëhijet. Fatet njerëzore mbartin nië hije që udhëton anembanë botës, skutë me skutë, edhe në kthinat ku drita nuk ka mundur tä depërtojë, por gjthmonë tërhiqet dhe kthehet mbrapsht, tek i zoti me të cilin lindi dhe me të cilin do të shuhet një ditë. Legjendat dhe mitet thonë se njeriu lind dhe vdes me fatin e tij. Thonë se njeriu lufton më kot ta braktisë, ta shpetojë apo edhe ta ndryshojë të ashtuquajturin fat. Thuhet se të mallkuar janë ata që guxojnë ta vrasin fatin e tyre. Se bashkë me fatin shuhet dhe individi... Ky është vazhdimi i historisë së njerëzve dhe të zotave që ata krijuan, një spirale fatesh dhe imitimesh.