Libri "Jetë të humbura" ka në qendër të tij një histori të thjeshtë. Personazhi që rrëfen, Vali, është një djalë jetim të cilit bota i ka treguar anën e saj më të errët që në vogëli. Gjithçka do të ndryshojë, kur ai njihet rastësisht me një plak të vjetër, i cili duket sikur ka formulën e zgjidhjes për çdo problem. Ndërsa Vali njihet me formulat e plakut të vjetër, zemra e tij fillon të njohë vetëm një zgjidhje, Avin. Nga këtu nis rrugëtimin e pakthyeshëm e gjithë novela. Ku gjatë saj, do të zbulohet se njëri nga personazhet e ka humbur jetën, dikush do ta humbasë gjatë veprës dhe dikush tjetër frymon, por nuk "jeton". Por cili do te jetë fati i secilit personazh? Pse plaku ështe personazhi kryesore edhe pse nuk duket? A do të arrije Vali të gjeje rrugën për tek zemra e Avit? Për këto, ka vetëm një pergjigje, "Jetë të humbura".