Ngjarje e mrekullueshme për lojërat, shqetësimet e gëzimet e fëmijëve. Ngjarja ndodh diku afër, në pallate, në rrugë, në shkollë. Një realitet i një fëmijërie të një kohe, vendi dhe rendi shoqëror. Secili që e lexon këtë libër, do të gjejë diçka edhe nga fëmijëria e tij dhe do t’i ngjallë shumë kujtime, që ndoshta kanë qenë të harruara, nga Shqipëria e dikurshme dhe jeta e thjeshtë që sot nuk ekziston më.