
Kthimi është titulli i një libri që jetësohet në dy drejtime të njëkohshme, plotësuese ndaj njëra tjetrës e në të njëjtën kohë të pavarura. Kthimi dhe Outboxi i ndjenjave të mia formësojnë librin që sot keni në duar. Ndërkohë që te Kthimi autori ndërton fabulën përmes së cilës flet drejtpërdrejt me lexuesin, trajton temat thelbësore për të, kridhet në meditime rreth temave univerzale njerëzore; që sakaq çdo brez i sheh dhe reagon ndryshe ndaj tyre, te Outboxi i ndjenjave të mia autori shpërfaq ndjenjat më intime përmes grimcave poetike. Albatros Rexhaj është shkrimtar modern, që me sukses të theksuar ka gjetur rrugën drejt ëndjes së lexuesve të tij të panumërt. Sinqeriteti dhe rrjedhshmëria e tij krijuese, trajtimi pa ekuivok apo komplekse i temave të nxehta, krijueshmëria burimore, e kanë bërë emrin e tij të pazëvendësueshëm në letërsinë shqipe. Mos ngurroni ta lexoni: Do të hasni një shkrimtar krejt atipik.