A është ky Atdheu që meritojmë? Është pyetja që personazhet e këtij romani do t’ia përsërisin shpesh vetes dhe të tjerëve. Ngjarja nis në kryeqytetin shqiptar, kur një mesnatë, një grua që ia ka kushtuar gjithë jetën kukullave, vendos t’i nxjerrë krijesat e saj në jetën reale, t’u japë frymë, t’i bëjë pjesë të botës së gjallë. Në jetën e re, ato janë një grup grash dhe vajzash – nëna, bashkëshorte, bija, motra, të dashura, dashnore, toy girls – të cilave do t’u duhet të luftojnë ta krijojnë dhe ta ruajnë identitetin, sepse komunitetit ku ato jetojnë, në të shumtën e herës, nuk i intereson të dijë kush janë ato, çfarë ndiejnë, çfarë dëshirojnë dhe çfarë janë të zonjat të bëjnë.