Shpresa per te rregulluar shoqërinë, ndodhet tek gratë. Nëse ka shpresë për triumfin e muslimanëve, lidhet drejtpërdrejt me kontributin e grave. Këto fjalë nuk i themi për t’u bërë qejfin grave. Jo! Kushdo që studion historinë e Ummetit musliman, do të gjejë një rol dhe kontribut shumë të madh nga gratë. Ne duhet të ndërgjegjësohemi mbi faktin se Islami e ka nderuar dhe fisnikëruar gruan. Ne duhet ta kemi parasysh faktin që personi i parë që ra në sexhde ps profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ishte një grua. E para që besoi pas të Dërguarit të Zotit ishte një grua. E para që filloi kryerjen e obligacioneve pas të Dërguarit të Zotit ishte një grua. E para që u pagëzua me Xhennet nga Ummeti i profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte një grua. Dëshmorja e parë në Islam ishte një grua. Dëshmorja e parë nga sahabet që vdiq në kontinentin evropian ishte një grua.