
Në një kohë të pakohë, kur ligjin e bënte gjashtarja, kur hakmarrja ishte nder dhe dashuria turp, mjafton që ky rend të përmbyset dhe të ndodhë gjëma "Ora e Lige" eshte romani i trete i shkrimtarit Tom Kuka (pseudonim). Me nje gjuhe kuteliane, ku perzihen atmosfera epike dhe ajo lirike, vdekja dhe dashuria, paragjykimi dhe liria, idhnimi dhe ngrohtesia, magjia dhe mallkimet, sutat dhe figurat mitologjike, Tom Kuka e shtyn rrjedhen e rrefimit ne nje epoke me te larget se te "Guret e vetmise", ne gjeneze te motit.