
Romani “Çështje të marrëzisë” është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës. Dhe ashtu siç ndodh me fëmijët, që duke u kuturisur nëpër skuta, zbulojnë hyrjen e një bodrumi ku rri i fshehur një thesar i shumëkërkuar nga të tjerët, kështu ndodh edhe me Kadarenë: mu këtu, në fëmijëri ai gjen çelësin e shpjegimit të botës. “Bota është e marrë” - zbulon Kadare. Dhe e vetmja e vërtetë për shpjegimin e saj është marrëzia. Por kjo e vërtetë e thjeshtë nuk mund të zbulohet me asnjë nga instrumentet e njohjes që ka shpikur njerëzimi, me asnjë nga teoritë, ideologjitë, apo kuturisjet e marra nëpër botë. Ajo zbulohet vetëm me naivitetin e fëmijës. Vetëm syrit të pafajshëm fëmijëror i zbulohet e vërteta e madhe. Dhe e vërteta e madhe e botës është marrëzia. Në këtë këndvështrim, romani “Çështje të marrëzisë” është njëherësh kthim nga një aventurë dhe rinisje drejt një aventure tjetër. Pasi na ka joshur me aventurën e tij nëpër botë, Kadare me këtë roman na fton në një aventurë tjetër. Madje, vetë romani duket sikur tallet me aventurat e mëparshme. Romani i ngjan në këtë kuptim “Don Kishotit” të Servantesit: një narracion që tallet me rrëfimet kalorësiake pararendëse. “Hani” i Kadaresë është fëmijëria e tij. Prej aty ai niset në eksplorimin e marrëzisë.
Author

Ismail Kadare (also spelled Kadaré) is an Albanian novelist and poet. He has been a leading literary figure in Albania since the 1960s. He focused on short stories until the publication of his first novel, The General of the Dead Army. In 1996 he became a lifetime member of the Academy of Moral and Political Sciences of France. In 1992, he was awarded the Prix mondial Cino Del Duca; in 2005, he won the inaugural Man Booker International Prize, in 2009 the Prince of Asturias Award of Arts, and in 2015 the Jerusalem Prize. He has divided his time between Albania and France since 1990. Kadare has been mentioned as a possible recipient for the Nobel Prize in Literature several times. His works have been published in about 30 languages. Ismail Kadare was born in 1936 in Gjirokastër, in the south of Albania. His education included studies at the University of Tirana and then the Gorky Institute for World Literature in Moscow, a training school for writers and critics. In 1960 Kadare returned to Albania after the country broke ties with the Soviet Union, and he became a journalist and published his first poems. His first novel, The General of the Dead Army, sprang from a short story, and its success established his name in Albania and enabled Kadare to become a full-time writer. Kadare's novels draw on Balkan history and legends. They are obliquely ironic as a result of trying to withstand political scrutiny. Among his best known books are Chronicle in Stone (1977), Broken April (1978), and The Concert (1988), considered the best novel of the year 1991 by the French literary magazine Lire. In 1990, Kadare claimed political asylum in France, issuing statements in favour of democratisation. During the ordeal, he stated that "dictatorship and authentic literature are incompatible. The writer is the natural enemy of dictatorship."