
Roman Kujtime personale dhe histori reale të Maks Velos në burgun e Spaçit, të cilat mund të kundrohen si një sagë fatesh të shqiptarëve nën diktaturë dhe nën motë të tjera. Tregimet e Velos japin në mënyrë të shkëlqyer kampin e burgut. Skicat bardh e zi me temë burgun janë madhështore dhe të fuqishme. Këto tregime kanë kapur thelbin e barbarisë së jetës në burg. Aq sa rrjedha është e bukur në përulësinë e saj, aq është e pasur me një art mizor dhe therës.